Aviokompania gjermane Lufthansa bëri të ditur se në qershor planifikon të fillojë me fluturimet e rregullta në 106 destinacione në Gjermani dhe Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Lufthansa Group theksojnë se Lufthansa, SWISS dhe Eurowings nga qershori do të vazhdojnë me fluturimet e rregullta, të cilat u ndërprenë për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19).
Bëhet e ditur se vendimi është marrë pas numrit të rritur të qytetarëve të anketuar, që vijnë në kohën e zbutjes së masave në Gjermani dhe vendet tjera evropiane.
Më tej theksuan se në qershor, 160 avionë sërish do të qarkullojnë në Evropë. Ata theksuan se pasagjerët edhe më tej do të mbajnë maska në avionë dhe se duhet të informohen për masat dhe karantinën në vendet që udhëtojnë.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...