“Lufthansa” është kompania ajrore e treta më e madhja në botë për nga të ardhurat. Por grupi gjerman në tremujorin e parë ka regjistruar miliarda euro humbje për shkak të anulimit të fluturimeve nëpër botë për shkak të pandemisë.
Reduktimi i transportit ajror për shkak të pandemisë i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme një prej kompanive ajrore më të mëdha në botë.
Grupi gjerman “Lufthansa” raportoi të mërkurën 2,1 miliardë euro humbje për tremujorin e parë të vitit teksa numri i pasagjerëve në të njëjtën periudhë zbriti me më shumë se 26 për qind nga viti i kaluar.
Te humbjet kontribuan edhe heqja nga inventari i rreth 400 milionë euro dëmeve si pasojë e amortizimit të mjeteve të fluturimit apo financimit të kompanive vartëse.
Të ardhurat e kompanisë gjithashtu u ulën me 18 për qind në 6,4 miliardë euro.
Këtë javë, bordi mbikëqyrës i kompanisë aprovoi një ndihmë financiare nga qeveria gjermane me vlerë 9 miliardë euro, në këmbim të 20 për qind të aksioneve që do i dorëzohen shtetit.
Kompania thotë se kriza aktuale nuk pritet të përfundojë para vitit 2023 ndaj parashikon që rreth 300 avionë të flotës së saj të qëndrojnë të parkuar deri në atë periudhë.
Ekipi drejtues thotë se i duhet të ndërmarrë reforma të thella strukturore ndaj ka nisur bisedimet me burimet njerëzore për shkurtimin e stafit.
Plani i ristrukturimit do zbatohet edhe për kompanitë vartëse, Austrian dhe Brussels Airlines.
Rreth 87 mijë punonjës të grupit gjerman kanë punuar me orë të shkurtuara ndërsa disa projekte të planifikuara para krizës janë pezulluar.
Nga mesi i qershorit linjat e saj ajrore do zgjerojnë programin e fluturimeve me gati 2 mijë udhëtime çdo javë në më shumë se 130 destinacione globale.
Shkon në 5 numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtl...
Policia parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra ng...
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...