Komoret sot raportuan rastin e parë me koronavirusin e ri (COVID-19), tha Zyra Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Afrikën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Deri më tani, mbi 38.000 raste janë regjistruar në kontinentin afrikan, me mbi 1.600 vdekje, tha OBSH në një postim në Twitter.
Ndërkaq, faqja e internetit MedicalExpress citoi presidenti Azali Assoumani të ketë thënë dje në mbrëmje se “Në këtë ditë, 30 prill 2020, qeveria shpalli rastin e parë me COVID-19 në Komore”.
“Gjendja mjekësore e pacientit po përmirësohet gradualisht”, ka thënë ai.
Rasti është një person në të 50-at, i cili ka rënë në kontakt me një shtetas francez-komorian me histori udhëtimi në Francë.
Pasi arkipelagu i Oqeanit Indian konfirmoi rastin e parë, tani Mbretëria e Lesotos mbetet i vetmi vend në Afrikë pa raste me koronavirus.
Komoret, me një popullsi mbi 800 mijë banorë, janë një arkipelag vullkanik pranë brigjeve të Afrikës Lindore në Kanalin e Mozambikut.
Kosova nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian U16 për vajza
Sveçla: Përulemi para familjes emblematike të lirisë sonë, f...
Bekimi i flamurit kombëtar në Korçë, vijon tradita edhe pas ...
Festa e 28 Nëntorit, qytetarët në Tiranë shprehen të kënaqur...
UEFA publikon formacionin e javës së pestë në Ligën e Kampio...
Gjykata urdhëron rinumërimin e votave të zgjedhjeve në Ruman...