Komiteti i Kongresit bën kërkesë për mbledhjen e fakteve kundër Trumpit

20:18 | 4 Mars 2019
Arbresh.info

Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan tha se ka dërguar kerkesa për dokumente në 81 institucione dhe individë si pjesë e një hetimi të ri për pretendimet e ndërhyrjeve në drejtësi dhe shpërdorimit të pushtetit nga ana e presidentit, Donald Trump dhe bashkëpunëtorët e tij.

Udhëheqësi i këtij komiteti, Jerrold Nadler tha se është obligim i Kongresit të “hulumtojë shpërdorimet me pushtetin” nga ana e Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia e Bardhë tha se e kanë pranuar letrën e komitetit të udhëhequr nga demokratët e Kongresit.

“Zyra e këshilltarëve dhe zyrtarët përkatës të Shtëpisë së Bardhë do ta shqyrtojnë atë dhe do të përgjigjen në kohën e duhur”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Ky hetim bëhet në kohën kur prokurori special Robert Mueller, po heton pretendimet lidhur me ndërveprimet midis zyrtarëve rusë dhe bashkëpunëtorëve të presidentit Trump.

Presidenti Trump kundështon gjitha këto akuza në drejtim të tij.

Nga ana tjetër edhe Rusia ka mohuar akuzat e ndërhyrjes në zgjedhje për të ndihmuar presidentin Trump.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme