Komisioni Evropian ka propozuar që shtetet anëtare të Bashkimit Evropian t’i lehtësojnë kufizimet aktuale për udhëtim brenda BE-së.
Komisioni konsideron se kjo duhet të bëhet duke marrë parasysh progresin e fushatave të vaksinimit dhe zhvillimet epidemiologjinë në mbarë botë.
“Komisioni propozon të lejohet hyrja në BE për arsye jo thelbësore – jo vetëm për personat që vijnë nga vendet me një situatë të mirë epidemiologjike, por edhe për të gjithë njerëzit që kanë marrë dozën e fundit të rekomanduar të një vaksine të autorizuar nga BE. Kjo mund të shtrihet në vaksinat që kanë përfunduar procesin e renditjes emergjente të OBSH-së”.
“Për më tepër, Komisioni propozon që të ngritet, në përputhje me evoluimin e situatës epidemiologjike në BE, pragu në lidhje me numrin e rasteve të reja COVID-19 për të përcaktuar një listë të vendeve nga të cilat duhet të lejohen të gjitha udhëtimet”.
Sipas Komisionit, kjo do ta lejonte Këshillin që ta zgjerojë këtë listë.
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...