Komisioni Evropian (KE) ka njoftuar se nuk mund të zbulojë çmimin me të cilin blihen vaksinat e mundshme kundër COVID-19, sepse është një parim që zbatohet për negociatat tregtare dhe mbron procesin e prokurimit të tenderit.
“Çmimi i vaksinës është pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara midis Komisionit dhe kompanive, por ky informacion nuk është publik”, tha zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer, transmeton Telegrafi.
Mamer shpjegoi se, ndërsa negociatat mbi kontratat tregtare me disa kompani janë duke vazhduar, informacioni është me rëndësi konfidenciale në mënyrë që të mos ndikojë në rezultatin e negociatave, raporton europa.eu.
Ai tregon se konfidencialiteti i dokumenteve të tilla është një “procedurë standarde” e zbatuar nga kompanitë farmaceutike në nënshkrimin e kontratave me të gjitha vendet.
“Kjo nuk është vetëm një çështje e interesave tregtare kontraktuale, por ne gjithashtu duhet të jemi të kujdesshëm për të mos lejuar që kompanitë të zgjedhin kushtet më të mira gjatë negociatave,” thotë Komisionerja Evropiane për Shëndetësinë, Stella Kyriakides.
Përveç kontratës së miratuar me kompaninë “Pfizer”, KE ka nënshkruar kontrata për furnizimin e vaksinave me kompanitë farmaceutike “Astra Zeneca”, “Sanofi” dhe “Johnson and Johnson”.
Komisioni shton se, në përputhje me strategjinë e vaksinimit të Bashkimit Evropian, prokurimi i vaksinave përqendrohet te prodhuesit nga territori i Evropës.
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe