Komisioni Europian propozon masa për kufizimin e importeve bujqësore nga Ukraina

15:34 | 31 Janar 2024
R J

Komisioni Europian propozoi sot masa për kufizimin e importit të produkteve bujqësore nga Ukraina, me qëllim përfundimin e protestave të fermerëve në Francë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian.

Propozimi i Komisionit, i cili do të kërkojë miratimin e qeverive të BE-së dhe Parlamentit Europian, prezanton një “frenim urgjent” për produktet më të ndjeshme, shpendët, vezët dhe sheqerin, pra lejon vendosjen e tarifave nëse importet tejkalojnë nivelet mesatare të vitit 2022 dhe 2023.

Sipas propozimit, anëtarët e Bashkimit Europian do të jenë në gjendje të vendosin masa të përkohshme nëse rritet importet e  produkteve të tjera bujqësore si drithërat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme