Komisioni Evropian, në bashkëpunim me gjigantët tekonlogjikë si Google apo Facebook, kërkon të reduktojë sa më shumë që të jetë e mundur keqinformimin për publikun. Vera Jourová, zyrtare e lartë e Komisionit Europian, solli në vëmendje keqinformimin e madh në internet për vaksinat kundër Koronavirusit.
Komisioni Evropian paraqiti këtë të mërkurë propozime për të forcuar më shumë praktikat kundër keqinformimit. Dy gjigantët teknologjikë Facebook dhe Google do të jenë subjekt i Rregullores që pritet të miratohet vitin tjetër nga Komisioni Evropian. Propozimet e paraqitura kërkojnë më shumë transparencë për algoritmet që përdorin mediet sociale dhe më shumë kontroll të fakteve.
Kjo Rregullore e propozuar është një mjet që qëndron larg censurës në mediet sociale, por që shërben për vetërregullimin e tyre. Zyrtarët e lartë synojnë që në 2022-shin të miratojnë Rregulloren për Shërbimet Digjitale, ku mosrespektimi i parametrave të vërtetësisë së lajmit mund të rezultojë në gjoba të rënda, transmeton oranews
Hartimi i kësaj Rregulloreje ka nisur për herë të parë në vitin 2018, dhe është nënshkruar nga Google, Facebook, Twitter, Microsoft, Mozilla dhe TikTok, si edhe medie të tjera në sektorin e reklamave online.
Vera Jourová, zyrtare e lartë e Komisionit Evropian, ka ngritur shqetësimin se pandemia e koronavirusit ka shërbyer për të shpërndarë në rrjet informacione të shumta të rreme.
“Kërcënimet e paraqitura nga keqinformimi në internet po zgjerohen me shpejtësi dhe ne duhet të veprojmë shpejtë,” tha Jourová.
Më herët, në fillim të vitit zyrtarja europiane u takua me përfaqësues të platformave të ndryshme të medieve sociale për të ndarë shqetësimet në lidhje me keqinformimet në lidhje me vaksinat kundër koronavirusit.
Edhe eurokomisionieri Thierry Breton ka ngritur shqetësime të forta për keqinformimet në rrjet, duke thënë se kjo metodë nuk mund të mbetet burim të ardhurash.
Verifikimi i fakteve dhe transparenca me publikun janë në qendër të projektit, janë shprehur zyrtarët evropianë. Ata propozojnë krijimin e një “task force” të përbërë nga kompanitë nënshkruese, përfaqësues të shërbimit diplomatik të Bashkimit Evropian dhe rregullatorët evropianë audiovizivë.
Propozimet do të diskutohen me platformat e mëdha të medieve sociale dhe motorët e kërkimit në internet, në mënyrë që të jetë një Rregullore që do të hyjë në fuqi në vitin 2022.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...