Google ADS

Komisioneri i BE-së takon Abazoviqin në Bruksel

11:25 | 18 Maj 2022
A. B.

Komisioneri i BE-së për zgjerim, Oliver Varhelyi ka takuar sot kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq në Bruksel.

Përms një postimi në Twitter, Varhelyi thotë se mezi pret të punojë me Abazoviqin për të përshpejtuar negociatat e pranimit në BE.

“Takova kryeministrin e ri, Dritan Abazoviq këtë mëngjes. Mezi pres të punoj me kryeministrin për të çuar përpara reformat në lidhje me BE-në dhe për të përshpejtuar negociatat e pranimit në BE. #Mali i Zi”, ka shkruar ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme