Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka marrë kritika të mëdha për komentet e bëra me vajzën e vogël e cila ishte veshur në unifromë ushtarake.
“Nëse kjo do të martirizohej, unë do ta mbuloja me flamurin kombëtar”, ka thënë Erdogan, përderisa vajza e vogël nuk arrinte të mbante lotët, transmeton portali arbresh.info
Erdogan e ka bërë këtë koment gjatë Kongresit të partisë së tij, ku mbështetësit e tij kanë shëprthyer në brohoritma, ku edhe kanë kërkuar që të dërgohen në Afrin për të luftuar kundër ‘armikut’.
Megjithatë, komenti i Erdoganit ka nxitur reagime të mëdha në rrjetet sociale.
Shumë njerëz e kanë akuzuar atë për abuzim me fëmijët për qëllime propagandistike./arbresh.info/
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para
Raketat amerikane mbi Rusi/ Zelensky: Do t’i përdorim të gji...