Fjalimi kryesor i fushatës së kandidates demokrate Kamala Harris në Uashington DC mbrëmjen e së martës rrezikoi “të errësohej” nga deklarata e presidentit Joe Biden.
Ky i fundit denigroi mbështetësit e kandidatit republikan për president Donald Trump, duke i konsideruar si “mbeturina”.
Pak pas komenteve të shprehura, Biden hodhi poshtë pretendimet se ka për qëllim denigrimin e mbështetësve të Trump, ndërsa sulmoi komedianin që e quajti Porto Rikon një “ishull lundrues mbeturinash” gjatë tubimit të kandidatit republikan.
Duke folur në një ngjarje Zoom me votuesit më herët, Biden deklaroi për portorikanët se: “Ata janë njerëz të mirë, të denjë dhe të nderuar”. Më pas ai u shfaq duke thënë: “E vetmja mbeturinë që shoh që qarkullon atje janë mbështetësit e tij…, demonizimi i tij i latinëve është i pandërgjegjshëm”.
Fill pas deklaratave të presidentit Biden, i menjëhershëm ishte reagimi i Donald Trump. Ky i fundit, teksa u shpreh për Biden se “ju lutemi faleni, sepse ai nuk e di se çfarë tha”, akuzoi Kamala Harris për drejtimin e një fushate urrejtje.
“Ajo e ka kaluar gjithë javën duke krahasuar kundërshtarët e saj politikë me vrasësit masivë më të këqij në histori. Tani, mbi të gjitha, Joe Biden i quan mbështetësit tanë ‘plehra’. Ju nuk mund ta udhëhiqni Amerikën nëse nuk e doni popullin amerikan,” deklaroi Trump./rtk/
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63