Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut shprehu shqetësim për dispozitat e “paqarta dhe tepër të gjera” në ligjin e sigurisë kombëtare për Hong Kongun, të cilat “mund të çojnë në interpretime arbitrare dhe ndjekje penale të aktivistëve, duke shkelur lirinë e tubimit dhe të të shprehurit”.
“Ne jemi të alarmuar me arrestimet e fundit që janë bërë në bazë të këtij ligji” tha zëdhënësi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Rupert Colvil.
Më 30 qershor, Kina miratoi një ligj të sigurisë kombëtare për Hong Kongun, i cili, sipas kritikëve, do të minojë të drejtat e njeriut në rajonin gjysëm-autonom.
Ai është kritikuar nga qeveritë perëndimore dhe ka qenë në qendër të protestave pro demokracisë të muajve të fundit në Hong Kong.
Legjislacioni kriminalizon ndarjen, përmbysjen e pushtetit shtetëror dhe bashkëpunimin me forcat e huaja.
Hong Kongu, qysh në vitin 1997, është pjesë e Kinës në bazë të organizimit “një shtet, dy sisteme”.
Ai ka disa të drejta që nuk i gëzon pjesa tjetër e territorit kinez, por protestuesit ankohen se ato po kufizohen gjithnjë e më shumë nga regjimi në Pekin.
“Ne jemi të shqetësuar pasi përkufizimet e disa prej veprave penale të përfshira në ligj, janë të paqarta dhe tepër të gjera dhe nuk bëjnë dallime siç duhet ndërmjet veprimeve të dhunshme dhe jo të dhunshme”, tha zyrtari i Kombeve të Bashkuara, Rupert Colvil.
Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar ashpër ligjin.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend