Kombet e Bashkuara kanë kërkuar për 2.1 milionë dollarë për të siguruar ushqim dhe ndihma tjera jetë-shpëtuese për 12 milionë njerëz në Jemen të cilët janë duke u përballur me uri pas dy viteve luftë.
“Situata në Jemen është katastrofike dhe duke u përkeqësuar me shpejtësi” tha Jamie McGoldrick, koordinator i Kombeve të Bashkuara në Jemen, në dokumentin e apelit, transmeton arbresh.info.
“Rreth 3.3 milionë njerëz, duke përfshirë këtu edhe 2.1 milionë fëmijë, janë të keq ushqyer”.
Për rreth dy vjet Jemeni ka qenë i ndarë në luftën civile në mes grupit Houthi i ndihmuar nga Irani i cili është kundër koalicionit Sunit Arab i mbështetur nga Arabia Saudite. Të paktën 10,000 persona janë vrarë gjatë luftimeve, gjë që ka sjellë edhe krizën humanitare në këtë shtet të varfër.
Në përgjithësi, rreth 19 milionë jemenasë, më shumë se dy të tretat e popullsisë, kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje, thanë Kombet e Bashkuara.
Kurse sipas të dhënave të UNICEF-it, vetëm vitin e kaluar kanë vdekur mbi 63,000 fëmijë nga shkaktarë që mund të parandalohen e që shpesh lidhen me kequshqyerjen./Arbresh.info
Roza Lati thumbon Heidin pasi u zyrtarizua si prezantuese e ...
A e shohin njëri-tjetrin në finale Xuxi dhe Gresa?
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...
Presidentja e Sllovenisë me komandantin e KFOR-it: Jeni një ...
Familjarët e të pagjeturve kërkojnë presion më të madh mbi S...
Dasara Karaiskaj për Parashqevi Simakun: Atë grua e përçudnu...