Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka dënuar Izraelin për përdorim të tepruar të forcës kundër civilëve palestinezëve dhe kërkoi nga shefi i OKB-së Antonio Guterres për të rekomanduar një “mekanizëm ndërkombëtar të mbrojtjes” për territorin e pushtuar palestinez.
Asambleja e Përgjithshme miratoi një rezolutë me 120 vota për, tetë kundër dhe 45 abstenime, transmeton portali arbresh.info.
Ajo u paraqit në Asamblenë e Përgjithshme nga Algjeria, Turqia dhe palestinezët pasi Shtetet e Bashkuara vunë veton ndaj një rezolute të ngjashme në Këshillin e Sigurimit të 15-anëtarësh të OKB-së në fillim të këtij muaji.
Asambleja e Përgjithshme dënoi hedhja e raketave nga Gaza në zonat civile të Izraelit, por nuk përmendi Hamasin, grupi islamist që kontrollon Gazën. Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme nuk është ligjërisht e detyrueshme, por mbart peshën politike./Arbresh.info/
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...