Komandanti i ashpër i Hamasit zgjidhet udhëheqës i Gazës

15:04 | 13 Shkurt 2017
Arbresh.info

Grupi militant palestinez Hamas ka zgjedhur komandantin e ashpër të krahut të armatosur si udhëheqës të përgjithshëm të lëvizjes në Rripin e Gazës.

Yehiya Sinwar zëvendëson Ismail Haniyeh, një ish kryeministër i qeverisë së udhëhequr nga Hamasi, transmeton portali arbresh.info.

Sinwar është burgosur në Izrael për vrasje, por u lirua nën një marrëveshje të arritur kur Hamasi liroi një izraelit në vitn 2011.

Hamas refuzon të drejtën e ekzistencës së Izraelit dhe Sinwar njihet si kundërshtar i çdo kompromisi me shtetin hebre./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme