Presidenti kolombian Juan Manuel Santos ka njoftuar se vendi i tij do të bëhet zyrtarisht i pari vend i Amerikës Latine që merr statusin e “partnerit global” të NATO-s.
Në një fjalim televiziv dje, Presidenti Santos tha “Javën e ardhshme do të zyrtarizojmë në Bruksel futjen e Kolumbisë në NATO në kategorinë e partnerit global. Do të jemi i vetmi vend i Amerikës Latine me këtë privilegj”.
Juan Manuel Santos, fitues i Çmimit Nobel të Paqes në 2016 për arritjen e armëpushimit me kryengritësit e organizatës FARC, tha se ky hap do të përmirësojë imazhin e Kolumbisë në skenën globale.
Kolumbia arriti marrëveshje partneriteti me NATO-n në maj të vitit të kaluar, pas përmbushjes së marrëveshjes me organizatën FARC që tani është parti politike.
Fushat e bashkëpunimit përfshijnë sigurinë kibernetike, terrorizmin dhe lidhjet e tij me krimin e organizuar, sigurinë e rrugëve detare, dhe ndërtimin e kapaciteteve të forcave ushtarake kolumbiane, siç thekson një deklaratë për shtyp në faqen elektronike të NATO-s.
Partnerë të tjerë globalë të NATO-s janë Afganistani, Australia, Iraku, Japonia, Koreja e Jugut, Mongolia, Zelanda e Re dhe Pakistani.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...