Vdekja e një qytetari gjatë arrestimit nga policia është bërë shkak që për dy ditë me radhë kryeqyteti kolumbian të zgjohet nën tymrat e zjarreve dhe vandalizmat. Qytetarët kundërshtojnë dhunën policore të shtuar në këtë kohë pandemie.
Protestat kundër dhunës policore në Kolumbi hynë të premten në ditën e tretë duke lënë të paktën 9 persona të vdekur.
Qindra protestues u mblodhën të enjten në kryeqytet para rajonit të policisë të vandalizuar një ditë më parë me zjarr dhe objekte të forta.
Në orët e mbrëmjes situata doli jashtë kontrollit me demonstrues që godisnin forcat e rendit me gurë dhe shishe, ndërsa këta të fundit kundër-reaguan me gaz lotsjellës dhe granata hetuese.
Shkak për përplasjet u bë vdekja e një 46-vjeçari gjatë arrestimit të dhunshëm nga policia.
Pas goditjes me pistoletë elektrike me arsyen se kishte shkelur masat antikovid duke konsumuar alkool me miqtë e vet, studenti i juridikut dhe babai i dy fëmijëve humbi jetën në spital.
“Policia tha se ishte procedurë standarde, por ai u vra nga oficerët. Ne, si familjarë të tij, megjithatë i dënojmë aktet e dhunës që shohim tani në qytet.”
Kryebashkiakja e Bogotës, Klaudia Lopez, apeloi qytetarët të kthehen në shtëpitë e tyre për të ulur tensionet.
“E përsërisim se kemi prova të forta për incidentin që do ua vëmë në dispozicion autoriteteve, prokurorisë. Policia jo vetëm ka abuzuar por përdori forcë të tepruar. Kemi 68 persona të plagosur me armë, si në luftë, dhe disa viktima. Duhet reformim në strukturë i policisë.”
Policia kolumbiane ka pezulluar nga detyra dy oficerët e policisë që u përfshinë në vdekjen e 46-vjeçarit deri në përfundim të hetimeve ndërsa familja e tij ka bërë thirrje për drejtësi.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...