Angela Merkel i çeli bisedimet maratonë të krijimit të një koalicioni qeverisës me shpresën të bëjë pjesë të një qeverie të qëndrueshme tre kampe politike kundërshtare, pavarësisht dallimeve të mëdha mes tyre.
Kancelarja u shpreh optimiste për rezultatin e negociatave mes bllokut të saj konservator, partisë pro-biznesit demokratët e lirë dhe të gjelbërve. CDU-ja u përfaqësua në takim me sekretarin e përgjithshëm, Peter Tauber.
“Për ne të CDU-së është e rëndësishme të arrihet progres në raundin e ardhshëm të bisedimeve në lidhje me çështje të tilla si familja, forcimi i zonave rurale, por edhe ato të integrimit dhe solidaritetit në shoqërinë tonë. Duam të shohim nëse ka terren mjaftueshëm që ky vend të përmirësohet akoma më shumë gjatë katër viteve të ardhshme”, tha Tauber.
Diskutimet zgjatën për disa orë e të martën do të ketë një takim ekspertësh për të diskutuar mbi detajet e një marrëveshjeje të mundshme, edhe pse vulosja e të ashtëquajturit “Xhamaika” kërkon akoma punë.
Kombinimi i këtyre tre forcave politike apo koalicioni “Xhamajka” siç e quajnë për shkak të ngjyrave të secilës prej tyre, të zezë, të verdhë e jeshile që përkojnë me ato të flamurit xhamajkian, nuk është provuar ndonjëherë më parë në nivel kombëtar. Merkel deklaroi më herët se diskutimet për reforma në Bashkimin Europian do të duhet të presin derisa të krijohet qeveria e re gjermane.
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...