Koalicioni thotë se operacioni ushtarak bëhet për të shkatërruar kërcënimin e raketave balistike të rebelëve Houthi në Jemen.
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka nisur një “operacion ushtarak kualitativ” për të shkatërruar caqet ushtarake të grupit rebel Houthi.
“Operacioni ushtarak bëhet për të neutralizuar dhe shkatërruar kërcënimin e raketave balistike dhe aftësive kualitative që kërcënojnë jetën e civilëve”, thonë nga koalicioni në një njoftim të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve e Arabisë Saudite, SPA.
Koalicioni pohon se po ndërmerr masa parandaluese për të mbrojtur shkaktimin e dëmit kolateral ndaj civilëve.
Dje, rebelët Houthi njoftuan se po fillonin një operacion të madh në Arabinë Saudite me raketa balistike dhe dronë, duke synuar disa zona të ndjeshme në Riad, Jizan, Najran dhe Asir.
Përshkallëzimi i situatës ndodh pasi rebelët Houthis mirëpritën thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, për armëpushim humanitar në mbarë botën, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit të ri.
Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin, Sana.
Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur koalicioni ushtarak i udhëhequr nga sauditët filloi një fushatë shkatërruese ajrore që synon të kthejë territoret e pushtuara nga Huthit.
Dhjetëra mijëra shtetas të Jemenit, duke përfshirë civilë, besohet të jenë vrarë gjatë konfliktit i cili ka shkaktuar krizën më të keqe humanitare në botë pasi miliona persona mbeten në rrezik të urisë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...