Google ADS

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të ka shtuar sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik

22:10 | 23 Maj 2017
Trina Galanxhi

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka rritur numrin e bombave të hedhura kundër Shtetit Islamik me rreth 50 për qind gjatë këtij viti, duke reflektuar progresin që forcat tokësore të mbështetura nga SHBA-të kanë pasur në mposhtjen e militantëve nga fortesat kryesore në Irak dhe Siri.

Gjithsej 14, 192 raketa, bomba dhe municione tjera u hodhën në katër muajt e parë të këtij viti, transmeton portali arbresh.info

Zgjerimi i sulmeve ajrore “mund t’i atribuohet rritjes së ritmit të operacioneve në Irak dhe Siri, ndërsa ne synojmë dhe shkatërrojmë ISIS”, tha të martën nënkoloneli Damien Pickart.

Rritja e sulmeve ajrore vjen pasi Presidenti Trump u ka dhënë më shumë autoritet komandantëve të betejës.

“Ai delegoi autoritetin në nivelin e duhur për të vepruar në mënyrë agresive dhe në kohë me dobësitë e armikut”, tha javën e kaluar sekretari i mbrojtjes Jim Mattis./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme