Rezultatet paraprake të zgjedhjeve që u mbajtën në Bullgari të dielën, e nxjerrin në epërsi koalicionin konservator GERB-SDS, i kryesuar nga ish-kryeministri Bojko Borisov.
Me 36.7 për qind të votave të numëruara, GERB-SDS ka 23.39 për qind.
E dyta është Lëvizja për të Drejta dhe Liri me 16.7 për qind.
Kjo e fundit ka përfaqësuar tradicionalisht popullsinë turke dhe myslimane në Bullgari, por tani, për herë të parë, udhëhiqet nga një bullgar, Delyan Peevski, i cili është nën sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, për shkak të korrupsionit.
Koalicioni reformist Ne Vazhdojmë Ndryshimin Demokratik të Bullgarisë – partneri i GERB-it në Qeverinë e koalicionit në largim – është i treti me 14.75 për qind.
Borisov shprehu dyshime se ndonjë parti apo koalicion do të jetë në gjendje ta formojë qeverinë e re.
Ai tha se nuk duket e mundshme që partia e tij, GERB, të ketë vota të mjaftueshme për ta bërë këtë me ndonjë partner të sajin, e as opozita me aleatët e saj.
Zgjedhjet e parakohshme në Bullgari – të gjashtat në tre vjet – u shkaktuan nga rënia e një qeverie të koalicionit në muajin mars./REL
Newcastle me një këmbë në finale të Carabao Cup, triumfon nd...
Xuxi thërret Drilonin ‘çika jeme’, i reagon ashpër Sara
U përfol si emër që mund ta zëvendësojë Lajçakun, por Haavis...
Çitaku, LVV-së: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurt...
Prishtina emëron Lekë Tërmkollin, trajner të ri kondicional
Lushaku-Sadriu: S’ka më ndërrim të tretë në shkollat e Prish...