Forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, e cila mbështet qeverinë në Jemen, njoftuan se është shkatërruar një dron i ngarkuar me bomba i lëshuar në jug të Arabisë Saudite nga Huthit e mbështetur nga Irani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të forcave të koalicionit për agjencinë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite SPA, thuhet se një dron i ngarkuar me bomba u lëshua në rajonin Khamis Mushayt në jugperëndim të vendit.
Në deklaratë thuhet se droni në fjalë u neutralizua nga Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Arabisë Saudite dhe se Huthit vazhduan të synojnë civilët por forcat e koalicionit morën masat e nevojshme kundër tyre.
Në Jemen, ku paqëndrueshmëria politike ka mbizotëruar për një kohë të gjatë, vazhdojnë përplasjet midis Huthive dhe forcave të lidhura me qeverinë.
Huthit që nga shtatori 2014 kontrollojnë kryeqytetin Sana dhe disa rajone ndërsa forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 kanë mbështetur qeverinë e Jemenit kundër Huthive.
Huthit e mbështetur nga Irani shpesh synojnë rajonet jugore të Arabisë Saudite me raketa balistike dhe dronë.
Kryeministri kanadez takohet me Trump mes kërcënimeve për rr...
“Ne duhet të ndryshojmë”, Hansi Flick tregon fajtorin për hu...
Rizvanolli: Prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optima...
Bora arrin deri në 20 cm në zonat malore të Shqipërisë
Pse më së vështiri janë Peshqit në horoskop për t’u kuptuar
Ministri britanik për Evropën: Duhet hetim i plotë dhe urgje...