Google ADS

Klitschko: Nuk ka trupa ruse në Kiev

14:21 | 27 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko tha të dielën se nuk ka trupa ruse në kryeqytetin ukrainas, shkruan CNN, transmeton arbresh.info.

“Ka pasur përleshje gjatë natës. Shkatërruan disa grupe të mëdha sabotazhi”, ka postuar Klitschko në llogarinë e tij në Instagram.

“Ushtria jonë, forcat e zbatimit të ligjit dhe mbrojtja territoriale vazhdojnë të zbulojnë dhe neutralizojnë sabotatorët”.

Klitschko tha se nëntë civilë, përfshirë një fëmijë, janë vrarë në Kiev që nga fillimi i pushtimit rus, si dhe 19 personel ushtarak dhe mbrojtjes territoriale.

“Për sigurinë e banorëve kemi vendosur shtetrrethim deri nesër në mëngjes. Mos dilni jashtë. Mund të largoheni vetëm nëse me sinjalin e alarmit ajror shkoni në strehimore”, tha ai.

“Rusia po bombardon lagjet e banuara në kryeqytetin ukrainas. Rusia vret ukrainasit në të gjithë Ukrainën”.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se synon vetëm instalimet ushtarake, jo civilët./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme