“Klithma” e fëmijëve jetimë turq të ISIS-it në Irak

21:28 | 5 Prill 2018
Trina Galanxhi

Kur luftëtarët e Turqisë iu bashkuan Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, shumë prej tyre morrën me vete edhe familjen.

Me militantët e dëbuar nga qytetet e Irakut, autoritetet tani janë duke u përpjekur që të gjejnë një zgjidhje se çfarë të bëjnë me qindra gra dhe jetimë që mbeten pas.

“Gjithçka që di unë është se ata janë në një jetimore në Bagdad,” thotë Ummugulsum, duke folur për dy nipat e saj.

Çdo herë që tregon një fotografi, të marra në një kohë kur ata ishin të lumtur, ajo e përkëdhel atë si një vepër e shenjtë.

Vajzat, të moshës 12 dhe nëntë vjeç, tani janë jetime.

Prindërit e tyre lanë Turqinë dhe iu bashkuan Shtetit Islamik në Siri dhe njejtë vepruan edhe gjyshërit e tyre dhe kushërinjtë.

Babai i vajzave ishte vrarë në Raka. Nëna e tyre humbi jetën pasi u godit nga një bombë, ndërsa ato të dyja mbijetuan në rrënojat e qytetit të Irakut, Tal Afar.

Tani e gjallë është vetëm gjyshja e tyre, por edhe ajo mund të bëjë shumë pak për to, sepse ajo është e burgosur në Irak.

Duke mos patur se asku ku të shkojnë, apo ndonjë familjarë që të kujdeset për to, vajzat janë dërguar në një jetimore në Bagdad, prej ku pritet të përcillen në shtëpinë  etyre.

Halla e tyre e ka mësuar gjendjen e tyre para një muaji.

Ajo ka theksuar se ende i ruan me kujdes rrobat e anëtarëve të familjes që u larguan për në Siri dhe se ende i mban fotografitë.

“Më mungojnë tmerrësisht shumë”, tha ajo.

Sipas BBC-së, në një jetimore në Baghdad , rreth 15 fëmijë nga Turqia presin që të kthehen në shtëpitë e tyre, që të bashkohen me familjet e tyre në Turqi.

Sipas autoriteteve, procesi i ekstradimit tashmë ka filluar.

Por, janë familjarët e tyre që tanimë e kanë humbur durimin.

Në dhjetor, një djalë turk shtatëvjeçar i cili ishte dërguar në Irak nga babai i tij, i cili ishte militant i ISIS-it, u kthye në Turqi pas shumë përpjekjeve qeveritare dhe agjencisë së inteligjencës.

Autoritetet thanë se babai i tij ishte vrarë gjatë kohës kur po luftontë për Shtetin Islamik në Irak dhe pas katër muajsh negociata, fëmija ishte në gjendje të takonte nënën e tij pas tri vitesh.

Në kohën kur ushtria irakiane e morri nën kontrollë qytetin Tal Afar në gusht të vitit 2017, rreth 1,700 gra të huaja dhe fëmijë ishin kapur nga autoritetet.

Që të gjithë janë identifikuar nga autoritetet si “familjarë të Shtetit Islamik”. Shumica e grave, përfshirë me shtetësi gjermane, franceze dhe ruse janë akuzuar për pjesëmarrje në Shtetin Islamik dhe tani janë duke u përballur me dënime të rënda.

Ligjet kundër terrorizmit në Irak lejojnë që njerëzit që akuzohen për ndihëm e një organizate terroriste të dënohen me vdekje, edhe nëse nuk kanë kryer vetë një akt terrori.

Në një burg në Bagdad besohet se janë më shumë se 300 gra dhe 600 fëmijë të nacionalitetit turk.

Të paktën 15 gra janë dënuar me vdekje, ndërsa 18 janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Familjarët kanë bërë lutje ndaj qeverisë turke që të mundësojë ekstradimin e fëmijëve, megjithatë, nuk është se është bërë shumë për këtë punë.

Mijëra të huaj kanë luftuar për Shtetin Islamik në Irak dhe Siri që nga viti 2014. Shumë gra të huaja u janë bashkuar militantëve.

Në fillim të këtij viti, një grua gjermane është dënuar me vdekje pasi u dëshmua se ishte pjesë e ISIS-it, ndërsa Iraku i dorëzoi Rusisë katër gra dhe 27 fëmijë të dyshuar për lidhje me grupin.

Fadima nga Turqia, e cila ka të burgosur mbesën me dy fëmijët e saj në Bagdad, ka bërë thirrje që të paktën fëmijët të lirohen sepse ata janë të pafajshëm.

Ajo ka treguar për BBC se mbesa e saj ishte detyruar që të shkonte në Siri, pasi burri i saj që kishte vajtur me herët, e kishte kërcënuar atë se do t’ia rrëmbente fëmijët.

“Jam shumë e befasuar, sepse që të shkojë në Siri nga Turqia, ishte sikur të dilje të bëje pazar”, tha ajo./BBC/Përktheu: arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme