Një udhëheqës fetar në Iran u tha ndjekësve të tij se vaksina Covid-19 është e aftë të kthejë njerëzit në homoseksualë.
“Mos u besoni atyrer që kanë bërë vaksinën kundër Covid-19”, shkroi Ajatullah Abas Tabrizian nga Qom në platformën e mesazheve të menjëhershme Telegram, duke shtuar se “ata tashmë janë kthyer në homoseksualë”, transmeton portal arbresh.info
Tabrizian, i cili ka mbi 200,000 ndjekës në platformë, ka qenë prej kohësh një kritik i mjekësisë me bazë shkencore. Vitin e kaluar, ai dogji një kopje të Harrison’s Manual of Medicine në një video virale.
Kleriku iranian nuk është i vetmi që kundërshton vaksinat kundër koronavirusit, duke thënë se atom und t’i kthejnë njerëzit në homoseksualë.
Edhe Rabini izraelit, Daniel Asor tha muajin e kaluar se vaksina “mund t’ju bëjë homoseksual”.
Asor gjithashtu tha se një “qeveri globale dashakeqe” që përfshin Bill Gates dhe iluminati, janë pjesë e planit që përmes virusit të shkatërrojnë popullsinë globale./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...