Kjo vajzë qan për Obamën, ja çfarë i shkruan ai

16:01 | 21 Shkurt 2016
Arbresh.info

Presidenti Barack Obama iu është përgjigjur një video të një vajzë të vogël e cila filloi të qante kur mori vesh se Obama nuk do të jetë president më.

Në një koment në videon e postuar në Facebook nga nëna e saj Caprina Harris, presidenti i tha vajzës së vogël, e cila duket se ka ditëlindjen një ditë me Obamën, se ai posa ta lërë zyrën nuk do të shkojë askund, transmeton arbresh.info.

“Caprina, thuaji asaj ti fshijë lotët, sepse unë nuk po shkoj askund. Kur të largohem nga Shtëpia e Bardhë, do të jem një qytetar sikur ajo”, shkruan Obama. “Dhe kur ajo të rritet, mund të përfshihet përkrah meje. Në ndërkohë, do të pres letër nga ajo, dhe ne gjithmonë do të fesojmë ditëlindjet tona së bashku”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme