Google ADS

Kjo rrugë në Francë zhduket dy herë në ditë

23:45 | 9 Mars 2016
Arbresh.info

​Passage du Gois është rruga që lidh Gjirin Burnëf me ishullin Noirmoutier në Francë.Për shkak të baticës ngritëse, mund të udhëtoni me makinë dy herë në ditë para se të përmbytet. Herët e tjera është e fshehur 4 metra poshtë dallgëve.

Kalimi natyral që lidhte tokën me ishullin është treguar për herë të parë në hartë në vitin 1701. Sot kjo rrugë është 2.58 milje e gjatë.

Megjithatë ajo është shumë e rrezikshme. Në të dyja anët e saj ka panele të veçanta të cilat ju tregojnë nëse rruga është e kalueshme apo jo.
Ende çdo vit udhëtarë aventurierë “ngecin” në ujërat e vazhdueshëm kur nis batica.

Për ata që bllokohen nga dallgët, kullat e ngritura të shpëtimit janë të vendosura përgjatë Passage du Guis. Njerëzit mund të ngjiten në këto kulla, megjithatë do i duhet t’i thonë lamtumirë makinave të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme