Ekonomia zvicerane u tregua e suksesshme në menaxhimin e recesionit.
Me theks të veçantë turizmi dhe gastronomia u zhvilluan pozitivisht, përcjell albinfo.ch.
Ekonomia zvicerane vazhdoi të rritet në vitin 2022. Produkti i brendshëm bruto real (PBB) u rrit me 2.1 për qind, njoftoi Seco. Në vitin 2021 ka pasur më shumë rritje prej 4.2 për qind.
Zhvillimi ekonomik u karakterizua nga njëra anë me rimëkëmbjen nga kriza e Covid, nga ana tjetër situata e tensionuar energjetike në Evropë dhe mjedisi i zymtë ndërkombëtar rënduan mbi zhvillimin, shkruan Blick.
Theksohet nga Seco se ekonomia zvicerane nuk u rrit më nga tetori në dhjetor, norma ishte 0.0 për qind. Në tremujorin e tretë, ekonomia vendase shënoi ende rritje të lehtë (+0.2%).
Zelensky: Ne duam t’i japim fund konfliktit me Rusinë në vit...
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pag...
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...