Google ADS

Kjo fotografi e çoi në vetëvrasje fotografin (FOTO)

14:38 | 29 Korrik 2017
Arbresh.info

Në vitin 1994, një nga fotoreporterët më të famshëm të Afrikës së Jugut, Kevin Carter ka kryer vetëvrasje, dy muaj pasi iu dha çmimi prestigjioz “Pulitzer” për një foto të një vajze të uritur nga marsi i vitit 1993, në kohën kur Sudanin e kishte goditur kriza e urisë.
Carter së bashku me disa shokë të tjerë fotoreporterë ishin pjesë e kolektivit, që u bë i njohur si “klubi Beng Beng”, për shkak të burrërisë së tyre në kohën e trazuar të aparteidit në Afrikën e Jugut, para zgjedhjeve të para demokratike në atë vend.

“Ata ishin të gatshëm për të vënë veten në front përballë rrezikut, shumë herë ishin arrestuar, por kurrë nuk hiqnin drë. Ata ishin me të vërtetë të gatshëm të sakrifikojnë për atë që ata besonin”, kështu i kishte përshkruar dikur fotografi i famshëm luftës James Nahtvej.

Shkretëtira e mjeruar e gjeti veten në qendër të opinionit botëror, pasi imazhit që Karter i bëri një vajze të vogël, jo më të vjetër se tetë vjet dhe shqiponjës e cila me padurim priste frymëmarrjen e saj të fundit. Ai nga disa dhjetëra metra bëri foton që përshkroi katastrofën humanitare nëpër të cilën po kalonte Sudani.

Me kujdes dhe maturi, Carter shkrepi foton për mos ta trembur grabitqarin. Pas 20 minutave dëboi grabitqarin duke shikuar si vajza në agoni vazhdon rrugën e saj drejt një qendre të të ushqyerit. Me urdhër të paqeruajtësve vendor, nuk i lejohej të prekë vajzën për shkak të rrezikut të sëmundjes. Pas përfundimit të fotografisë, u ul nën një pemë, ndezi një cigare, duke folur me Perëndinë dhe duke qarë. Kolegu i tij Silva kujton se pasi kësaj ra në depresion duke dëshiruar ta përqafojë vajzën e tij.

Në të njëjtën kohë, gazeta e “New York Times” kërkonte fotografi nga Sudani, dhe pas imazhit të Carter të publikuar, qindra njerëz thirrën për të pyetur për fatin e vajzave, pas së cilës gazeta publikoi edhe një koment në të cilën thuhej se nuk dihej nëse vajza kishte arritur deri te qendra për ushqim. Së shpejti, gazetat në mbarë botën publikuan fotografinë.

Fotoja është përzgjedhur për çmimin prestigjioz Pulitzer, i cili Carter i siguroi famë në korridoret fotografike në mbarë botën. Megjithatë, jeta e tij ishte një rrëmujë.

Në ditën e fundit të jetës së tij, Carter thuhet të ketë qenë i lumtur gjersa në letrën e tij lamtumirëse kishte shkruar se po shkon për tu bashkuar me fëmijët e pafat imazhet e të cilëve e kishin prekur thellë në zemër.

kevin-carter-photograph_1501331591-7958305

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme