Kjo është infermierja e parë në botë

11:53 | 12 Maj 2020
Arbresh.info

Sot shënohen 200 vjet që nga lindja e Florence Nightingale, gruaja që konsiderohet si infermierja e parë në botë.

Ajo ishte përgjegjëse për përmirësimin e higjienës për të kontrolluar përhapjen e infeksioneve, por dyqind vjetori i saj vjen në mes të krizës më të madhe globale të kujdesit shëndetësor në breza, transmeton portali arbresh.info.

?: AP

Për këtë 12 maji festohet si Dita e Infermierëve, që përkon me ditëlindjen e Nightingale.

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve 2020 është e veçantë pasi ky është 200 vjetori i lindjes së saj.

Dita merr edhe më shumë rëndësi për shkak të faktit se bota po përballet me një sfidë të rëndë në formën e pandemisë koronavirus.

Gjatë disa muajve të fundit, infermierët dhe profesionistët e tjerë të mjekësisë kanë vënë jetën e tyre në linjë për të mposhtur këtë kërcënim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme