Një pjesë të mëdha të Sirisë, situata është realitivisht e qetë, pavarësisht përleshjeve sporadike mes forcave qeveritare dhe rebelëve, pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për “zonat e sigurta”.
Marrëveshja, e cila u arrit nga Rusia, Irani dhe Turqia ka hyrë në fuqi në mesnatën e 5 majit.
Nuk ka raportime të menjëhershme për viktima, nga përleshjet që kanë ndodhur më 6 maj.
Sipas marrëveshjes së arriur në Astana të Kazakisntanit, në Siri do të krijohen 4 zona të sigurta. Zona më e madhe e sigurtë, do të krijohet në provincën Idlib. Tri zonat tjer do të ndërtohen në provincën Homs, në Ghouta, që është në lindje të Damaskut si dhe një zonë do të krijohet në kufi me Jordaninë.
Marrëveshja që u arrit më 4 maj, përfshinë edhe ndaljen e luftimeve në mes të forcave qeveritare dhe grupeve opozitare brenda zonave të sigurta, lejimin e dërgimit të ndihmave humanitare dhe mjekësore, si dhe rikthimin e civilëve të zhvendosur.
Sipas dokumentit të marrëveshjes, tri garantuesit e tij kanë thënë se do të vazhdojnë luftimet me grupin militant Shteti Islamik, me fronin Nusra dhe grupe të tjera terroriste, si në zonat e sigurta po ashtu dhe jashtë tyre./Arbresh.info/
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit
Këto janë vendimet që mori sot qeveria
Kore e Jugut, ministri i Financave merr detyrën si president...
Kurti për Aeroportin e Prishtinës: Gjatë këtij viti është dy...
Reduktime deri në 12 orë, kush është fajtori për mungesën e ...
Të paktën 69 të vdekur pasi një varkë u fundos në ujërat e M...