Zëdhënësi i tij, Dmitrij Peskov ka shpjeguar arsyet pse presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk mban telefon mobil.
Presidentit rus, Vladimir Putin nuk i nevojitet Twitteri për të qenë më i afërt me popullin, ka deklaruar zëdhënësi i tij, Dmitrij Peskov.
“Putin për momentin nuk ka nevojë për këtë. Atij nuk i nevojitet Tëitteri për të qenë më i afërt me njerëzit”, tha Peskov gjatë një interviste për revistën “Argumente dhe fakte”, përcjell lajmi.net.
Ai u përgjigj në pyetjen nëse Putin ndjek shembullin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump i cili në mënyrë aktive përdor rrjetet sociale.
“Presidenti në tavolinën e punës i ka pothuajse të gjitha gazetat dhe revistat. Ai lexon shumë. Lexon edhe në fluturim. Ai nuk i shmanget internetit, i vetëm i ndjek lajmet”, shpjegoj Peskov. Ai ka shtuar se aeroplani i presidentit ka internet.
Në pyetjen si jeton Putin pa telefon, Peskov shtroi pyetjen: “Si është jetuar më herët pa telefon?”. “Presidenti i shtetit nuk mund të ketë telefon të mençur, sepse kjo nënkupton se personi pranon në transparencë të plotë”, theksoi Peskov.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...