Bitcoin ra nën 9,000 dollarë këtë javë, përderisa rënia e tij dramatike vazhdoi edhe dy ditëve të fundit.
Vlera e kësaj kriptomonedhe arriti deri në 20,000 dollarë në dhjetor, me analistët që parashikuan se rritja e tij do të vazhdojë.
Ekspertët tani thonë se vlera e lartë e Bitcoin mund të ketë qenë rezultat i një manipulimi në treg, transmeton Gazeta Express.
Bitcoin ra 8% gjatë ditëve të fundit dhe më shumë se 21% gjatë muajit të fundit. Megjithatë, ai duket se ka filluar të rimarrë veten gjatë ditës së sotme, si rezultat i blerjeve në treg.
Ky aktivitet është duke ngritur shqetësime në mesin e rregullatorëve. Kriptomonedhat e tjera janë duke parë rënie edhe më të madhe. Litecoin, që dikur shihej si pasardhësi i Bitcoin, ka rënë për 50% gjatë muajit të fundit.
Connor Campbell, një analist në Spreadex, e përshkroi rënien si një “film horror” dhe theksoi se Komisioni Amerikan për Tregti është duke hetuar nëse rritja e kriptomonedhave erdhi si rezultat i manipulimeve në treg.
“Kriptomonedhat kanë pasur një javë horrori, si pasojë e ndryshimeve rregullative në Kore të Jugut dhe lajmeve se Facebook i ka bllokuar të gjitha reklamat rreth kriptomonedhave në faqen e tij”, tha ai.
Bashkë me Korenë e Jugut, rregullatorët në Kinë, Rusi dhe Indi janë duke shfaqur shqetësimet e tyre rreth Bitcoin. Banka e Gjermanisë – Bundesbank – ka bërë thirrje për një rregullim global të Bitcoin, përderisa ministri i financave të Francës ka kërkuar rregulla më strikte për kriptomonedhat.
Më herët këtë muaj, miliarderi amerikan Warren Buffett paralajmëroi se ngritja e Bitcoin do të ketë “një fund të keq”.
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...