Google ADS

Kjo është 101-vjeçarja që mori vaksinën e para në Gjermani

00:18 | 27 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Sot filloi vaksinimi kundër Covid-19 në Gjermani, disa orë pas dorëzimit të dozave të para dhe kjo lëvizje është në kundërshtim me planin për fillimin e koordinuar të fushatës së imunizimit të Bashkimit Europian të njoftuar për nesër.

Çdo ditë vonesë do të thotë një numër më i lartë i njerëzve të infektuar, tha Tobias Kruger, drejtori i shtëpisë për të moshuarit në Halberstadt.

Personi i parë që mori vaksinën ishte 101-vjeçarja, Edit Kwoizalla.

Në konferencën e sotme për shtyp, Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se vaksina është thelbësore për  për të kthyer jetën në normalitet.

Deri më tani, 1,627,103 njerëz janë infektuar në Gjermani dhe 29,422 njerëz kanë vdekur.

Vaksinimin kundër koronavirusit e kanë filluar edhe Hungaria dhe Sllovakia. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme