Kissinger: Në Shtëpinë e Bardhë po ndodh një “luftë” mes hebrenjve dhe jo hebrenjve

22:12 | 6 Janar 2018
Trina Galanxhi

Henry Kissinger ka deklaruar se në Shtëpinë e Bardhë nën adiminstratën e Donald Trump është duke u zhvilluar një luftë e gjithanshme.

“Është duke ndodhur një luftë midis hebrenjve dhe jo hebrenjve”, tha Kissinger, ish Sekretari i Shtetit dhe Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i presidentëve Richard Nixon dhe Gerald Ford, në një koment për librin “Zjarr dhe Furi”, transmeton portali arbresh.info

Sipas tij ngjarja kryesore ishte përpjekja për të karakterizuar përplasjen mes ish-këshilltarir të Trump, Steve Bannon dhe anëtarëve të familjes së tij, Jared Kushner dhe Ivanka Trump.

Wolff në librin e tij thekson se Trump e shtyu Kushnerin të merrte rolin “mbrojtës” të Izraelit.

Megjithatë, autori thekson se Bannon nuk e përkrahu fuqishëm lidhjen e Trump me Izraelin.

Libri “Zjarr dhe Furi” ka bërë bujë të madhe mbi administratën Trump dhe lidershipin e Donald Trump si President i SHBA-ve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme