Të paktën tetë persona u vranë, ndërsa 19 u plagosën nga të shtënat në një kamp universitar në qytetin rus të Perm.
Ministria e Punëve të Brendshme, ndërkohë, konfirmoi se sulmuesi ishte identifikuar, si dhe se ishte një student i atij Universiteti, shkruajnë mediat e huaja.
Policia, ndërkohë, tha se sulmuesi kishte licencë për armë, dhe se ai bleu pushkën me të cilën plagosi dhe vrau studentët në mënyrë të ligjshme.
Policia konfirmoi se ishte 18-vjeçari Timur Bekmansurov, i cili dyshohet se postoi motivet e sulmit në mediat sociale para sulmit.
“Unë kam zgjedhur një datë, do të jetë 20 shtatori. Unë po përpiqem të studioj pasazhet midis ndërtesave, në mënyrë që t’i zbatoj ato në planin tim në oborrin e universitetit – shkruan autori i dyshuar në rrjetin social”.
Timur atëherë shkroi se e urrente veten dhe donte të lëndonte këdo që i dilte përpara.
Lexo edhe
Të shtëna me armë: Evakuohet universiteti në Rusi, dyshohet për 4 viktima
“Thirrja u bë edhe më e fortë, sikur vesi të më shtrëngonte kokën. Ndjenja se gjithçka përreth është vetëm një ëndërr nuk më lë. Unë nuk shoh asnjë arsye për të shkruar diçka tjetër. Në fund, mund të them se nuk jam i pari, as i fundit. Ndalimi i armëve nuk do t’ju shpëtojë, makina, bomba, thika, gjithçka që mund të merrni në dorë do t’ju vrasin. Njerëzit si unë do të shkatërrojnë gjithçka përreth jush”, shkroi ai.
Ai u fotografua i maskuar, me një përkrenare në kokë, dhe kishte veshur një jelek me municion dhe një gisht të mesëm të ngritur.
Ju kujtojmë, këtë mëngjes, sulmuesi, i armatosur me pushkë, i maskuar dhe i veshur me një kostum të zi, hyri në oborrin e Universitetit dhe filloi të qëllojë mbi njerëzit.
Silahlı hücumu təşkil edən Timur Bekmansurov hadisəni törətməmişdən öncə onu necə həyata keçirəcəyini sosial hesabında paylaşıb. pic.twitter.com/BDPGSojTQu
— Abzas Media (@AbzasMedia) September 20, 2021
Ndërkohë disa pamje që u shfaqën në rrjetet sociale tregojnë studentë të frikësuar që hidhen nga dritaret.
Një burim konfirmoi për Interfax se sulmuesi u vra në një shkëmbim zjarri me policinë, por ende nuk ka konfirmime zyrtare.
Një hetim policor është duke u zhvilluar, i cili duhet të përcaktojë motivin e saktë të sulmit.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...