Oficerët e policisë kanë rrëfyer momentin se si ata kishin tërhequr një njeri që po vdiste nga rrënojat e një makine në mënyrë që ai të mund t’i thoshte lamtumirë familjes së tij.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, zyrtarët nga Derbyshire Constabulary – Angli, ishin në rrugën e tyre për një punë tjetër kur ata hasën në një aksident me dy automjete.
Ata panë tymin që dilte nga njëra prej veturave dhe e kuptuan se duhej të vepronin shpejt.
Michael Bradshaw kishte thyer të dy këmbët, si dhe thyerje të rënda në brinjët dhe krahët e tij. Njëri kyç i këmbës dhe këmbët gjithashtu ishte ndarë.
Një nga oficerët ka thënë për mediat lokale se pavarësisht se nuk ishin në gjendje të shpëtonin jetën e tij, ata i dhanë atij “një mundësi për t’i thënë lamtumirë familjes së tij”.
“Mendojmë se kjo ndodhi vetëm pak çaste para se ne mbërritëm. Ne u desh të hiqnim dorë nga rrugëtimi prej ku ishim nisur për t’u marrë me këtë incident”.
Sipas mediave, aksidenti kishte ndodhur më 22 tetor 2017. Z. Bradshaw, 72 vjeç, u transportua në Northern Hospital, ku më vonë vdiq nga plagët e tij.
Njeriu në makinën tjetër është emëruar si Daniel Spooner, 30. Ai vdiq në vendngjarje. /Telegrafi/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet