Kisha e porsaformuar Ortodokse e Ukrainës ka fituar pavarësinë, duke e shënuar kështu ndarjen historike nga Kisha Ruse.
Patriarkana Ekumenike e Bartolomeut, kreu i Kishës Ortodokse globale ka nënshkruar dokumentin në Stamboll të Turqisë, transmeton portali arbresh.info.
Kjo formalizon njoftimin e muajit tetor.
Ky veprim ka provokuar një reagim të furishëm në Rusi, ku Kisha ka ndërprerë lidhjet, duke thelluar një ndarje në Kishën Ortodokse mbarëbotërore.
Kishat e Ukrainës për shekuj me radhë kanë qenë nën autoritetin e udhëheqësve të Kishës Ortodokse Ruse në Moskë.
Vendimi mund të çojë gjithashtu në një përçarje të përhershme në lëvizjen globale ortodokse, thotë Jonah Fisher i BBC në Kiev të Ukrainës./Arbresh.info/
Real Madridi tejet i shqetësuar, ylli i skuadrës mund të për...
Strohmeyer fillon dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të U...
Prishtina sot renditet e 19-ta në botë për ndotje të ajrit
Trump dhe Kosova
Vullneti, Santianës: Gresa dhe Drenusha e kanë merituar të j...
Prokuroria në Prizren ngrit aktakuzë kundër katër personave ...