Kisha e Suedisë nxiti klerikët e saj që të përdorin gjuhën neutrale në gjini, kur të flasin për hyjninë supreme, duke mos përdorur terma si Ati apo Ai, por thjesht termin më pak specifik Zot.
Kjo është një nga disa lëvizjet e Kishës Evangjeliste Luterane kombëtare në Suedi, për të rifreskuar librin e udhëzimeve sesi duhen bërë meshat në kuadër të gjuhës, liturgjisë, himneve dhe aspekteve të tjera.
Vendimi u mor në fund të takimit 8-ditor të organizmit vendimmarrës prej 251 anëtarësh të Kishës suedeze dhe hyn në fuqi më 20 maj. Kisha suedeze ka 6.1 milionë anëtarë të pagëzuar, në një vend me 10 milionë banorë, dhe drejtohet nga një femër, arqipeshkvja Antje Jackelén.
Sipas saj, diskutimet për një gjuhë më gjithëpërfshirëse të kishës janë zhvilluar që në vitet ’80.
“Nga pikëpamja teoelogjike, ne e dimë që Zoti është përtej përcaktimeve gjinore, pasi nuk është njerëzor”, deklaroi Jackelén.
Por ndryshimi ka marrë edhe kritika, pasi mjaft teologë mendojnë se heqja e gjinisë dëmton doktrinën e trinisë së shjenjtë dhe komunitetin me kishat e tjera të krishtera. Sipas tyre, nuk është një lëvizje e zgjuar e kishës suedeze, që të njihet si kisha që nuk respekton trashëgiminë e përbashkët teologjike./tch
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...