Google ADS

Kirurgu me të dashurën drogonin dhe përdhunonin gratë

08:01 | 19 Shtator 2018
Arbresh.info

Një kirurg nga Kalifornia me të dashurën e tij janë akuzuar për dy sulme seksuale, ndërsa hetuesit thonë se mund të jenë qindra viktima të tjera.

Grant William Robicheaux dhe Cerissa Laura Riley, akuzohen se kanë sulmuar dy gra që kanë takuar në një bar dhe restorant më 2016, transmeton portali arbresh.info.

Prokurorët thanë për BBC se mijëra e mijëra video të viktimave potenciale ishin në telefonat e të akuzuarve.

Hetuesit janë duke bërë përpjekje të identifikojnë gratë në videoklipe.

Në një konferencë për media prokurori i kontesë Tony Rackauckas tha se çifti ishin të dyshuar se përdornin pamjen e tyre për të joshur shënjestrat në një ndjenjë të rrejshme sigurie.

“Ne besojmë se të pandehurit përdornin pamjen e tyre të mirë dhe sharmet për të ulur pengesat e preve të tyre të mundshme”, tha ai, raporton KTLA-TV.

Robicheaux dhe zonja Riley gjithashtu janë akuzuar për posedim të një sasie të madhe të drogave, përfshirë GHB (konsiderohet si drogë për përdhunim), kërpudha psikodelike, ekstazë dhe kokainë./Arbresh.info/

Të ngjashme