Dihet mirë se efektet e duhanit në mushkëri dhe në pjesën tjetër të trupit janë shumë negative, por pavarësisht kësaj, një maratonist kinez vrapoi një maratonë në qytetin e Gendos teksa pinte cigare.
Vrapuesi i njohur me pseudonimin Xha Chen u shfaq në faqet e para të gazetave lokale dhe shumë shpejt fotot e tij duke ndezur cigare në mes të garës vërshuan rrjetet sociale kineze.
Në rrjetin Weibo, Chen fitoi një popullaritet të madh dhe organizatorët e garës festuan arritjen e tij duke i dorëzuar atij një certifikatë për përfundimin me sukses të garës.
Chen përfundoi i 574-ti në total nga afro 1500 konkurrentë, me një kohë prej 3 orë, 28 minuta dhe 45 sekonda.
Kjo nuk është hera e parë që vrapuesi 50-vjeçar nga Guangzhou filmohet duke pirë duhan gjatë një maratonë.
Fotot e tij duke vrapuar me një cigare në dorë u shfaqën që në vitin 2018 në maratonën e Guangzhou, të cilën ai e vrapoi për 3 orë 36 minuta, dhe një vit më vonë Xiamen, të cilën Chen e përfundoi në 3 orë 32 minuta.
Chen është gjithashtu një ultra-maratonist dhe një nga anekdotat që lidhen me të, edhe pse e pa verifikuar, është se ai pi duhan vetëm kur vrapon.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...