Kinezi sterilizohet nga autoritetet shtetërore, ja arsyeja

20:32 | 15 Shkurt 2017
Arbresh.info

Një baba i katër fëmijëve në Kinë është detyruar të i nënshtrohet intervenimit të vazektomisë nga autoritetet lokale.

Burri, 42 vjeçar, ishte në vizitë në vendin e tij të lindjes në provincën Yunnan, ku gjoja se u rrëmbye nga zyrtarë të planifikimit familjar, transmeton arbresh.info.

Personi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka tre fëmijë më gruan e parë dhe një tjetër me gruan e dytë, dhe u detyrua t’i nënshtrohet operacionit për sterilizim sepse kishte thyer ligjin e shtetit se nuk duhet të ketë më shumë se dy fëmijë.

Ai kishte treguar se ishte marrë nga një mbledhim familjare së bashku me gruan dhe djalin e tij dy vjeçar, për t’u dërguar në një zyrë të qeverisë, ku i kishin thënë të paguaj gjobë prej 2,900 dollarëve për këtë shkelje.

Për shkak se ai nuk ishte më banor i këtij vendi dhe se mendonte se nuk është i detyruar t’u përgjigjet ligjeve të këtij vendi, refuzoi të paguante ku si pasojë ishte dërguar për intervenimin kirurgjik.

Kur ishte munduar t’i rezistonte një gjëje të tillë rreth 10 persona e kishin kapur dhe e kishin dërguar me forcë për në sallën e operacionit.

Por kur gruaja ishte munduar të kontaktonte me policinë, ata i kishin thënë se duhet të bashkëpunojë me autoritetet.

Ndërsa autoritetet në Kinë kanë thënë se intervenimi është sipas ligjeve që u lejojnë kinezëve të kenë vetëm dy fëmijë, ligj ky i cili hyri në fuqi vitin e kaluar i cili rrëzoi ligjin i cili lejonte familjet kineze të kishin vetëm një fëmijë. /Arbresh.info  

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme