Google ADS

Kinezët në panik: Rradhë të mëdha në dyqane për të blerë ushqime

09:30 | 5 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Në Pekin më asgjë nuk ka rëndësi më të madhe se sa siguria e ushqimit.

Për shekuj me radhë, sundimtarët kanë luftuar me sfidat e të ushqyerit të një popullsie të madhe në rritje. Përpjekja e fundit e qeverisë për të zbutur shqetësimet e çmimeve dhe furnizimit duket se po del jashtë kontrollit, shkruan CNN, transmeton portal arbresh.info

Mesazhi i Ministrisë së Tregtisë kineze se është e nevojshme krijimi i rezervave ushqimore ka shkaktuar panik tek qytetarët.

Kjo udhëzon autoritetet lokale që të sigurojnë që qytetarët e tyre të kenë një “furnizim adekuat” të nevojave themelore këtë dimër, gjithashtu udhëzon qeverinë që të mbajë çmimet e ushqimeve të qëndrueshme, gjë që ka nxitur shqetësim pasi javët e fundit vendi është goditur nga kushtet ekstreme të motit, mungesat e energjisë dhe kufizimet për shkak të pandemisë.

Megjithatë, njoftimi i autoriteteve ka ngjallur panik te qytetarët.

Situata është përshkallëzuar që atëherë. Një video, e publikuar në Weibou shtetëror nga China News Weekly, tregon radhë të gjata blerësish në Changzhou, një qytet në provincën Jiangsu. Karrocat e tyre janë plot me produkte dhe furnizime të tjera, ndërsa raftet e dyqaneve janë bosh.

Ushqimi është një çështje shumë e ndjeshme në Kinë. Uria e Madhe Kineze gjatë viteve 1950 dhe 60 çoi në vdekjen e dhjetëra miliona njerëzve.

Tragjedia ka mbetur në kujtesën e njerëzve në vend.

Dhe ndërkohë që ekonomia e Kinës ka pësuar një transformim dramatik që nga ajo kohë, shqetësimet për sigurinë ushqimore vazhdojnë ende: qeveria, për shembull, zbuloi së fundmi një “plan veprimi” që inkurajon njerëzit të mos porosisin më shumë ushqim sesa kanë nevojë dhe të raportojnë ushqime të kota në restorante.

Megjithatë, shqetësimi i shkaktuar nga njoftimi i Ministrisë së Tregtisë ishte jashtëzakonisht i fortë. Disa madje e lidhin thirrjen për akumulimin e ushqimit me tensionet në rritje midis Pekinit dhe Tapeit.  Kina e konsideron Tajvanin një “pjesë të pandashme” të territorit të saj, megjithëse Partia Komuniste Kineze nuk e ka sunduar kurrë ishullin.

“Nuk ka asgjë të sigurtë, por thashethemet janë përhapur se Kina po përgatitet për luftë”, tha Willy Lam, një asistent profesor në Departamentin e Historisë në Universitetin Kinez të Hong Kongut.

Lam gjithashtu vuri në dukje disa shqetësime ekonomike që mund të kontribuojnë në situatën. Kriza energjetike e këtij viti i ka detyruar fabrikat të pezullojnë një pjesë të prodhimit dhe ka shkaktuar mungesa në familje./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme