Kina nuk kishte rritje ekonomike kaq të ngadaltë që prej vitit 2009, momenti më i errët i Krizës së Madhe.
Tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump kanë ngadalësuar rritjen ekonomike të Kinës. Kështu qeveria e Pekinit ka regjistruar rritjen më të ngadaltë që prej kohës së krizës së madhe në 2009.
Kina nuk kishte rritje ekonomike kaq të ngadaltë që prej vitit 2009, momenti më i errët i Krizës së Madhe.
Në tremujorin e tretë të vitit, Enti i Statistikës zbuloi, se Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 6.5%, kundrejt 6.7% në tremujorin e mëparshëm dhe 6.6% që pritej nga analistët. Numrat që ende mbajnë vendin në përputhje me objektivin e zhvillimit të vendosur për të gjithë 2018 (+ 6.5%), por që konfirmojnë se ngadalësimi ekonomik rrezikon të jetë shumë më i paparashikueshëm se sa pritej.
Pak para publikimit të të dhënave, për të shmangur rënien e mëtejshme të bursave, që ndodhet në minimum prej të paktën katër vitesh, autoritetet kryesore financiare të vendit, banka qendrore, rregullatori bankar dhe rregullatori i tregut, ndërhynë me deklarata sigurie qartësisht të koordinuara. Objektivi është arritur, duke marrë parasysh se Shanghai ka kufizuar dhe pastaj ka anuluar humbjet.
Përtej shifrave në bursë dhe Produktit të Brendshëm Bruto, indikatori flet për një Kinë shumë të paqëndrueshme dhe shumë politike. Kjo është ajo që Byroja e Statistikave thotë në deklaratën e saj për të treguar vështirësinë e kësaj faze. Mjedisi i jashtëm është “shumë kompleks”, duke iu referuar tarifave të vendosura nga SHBA’të që ende duhet të prodhojnë efektet e tyre dhe që do të “rrisin presionin dhe rënien” e ekonomisë.
Javët e fundit, qeveria dhe banka qendrore kanë nisur një sërë masash për të stimuluar investimet e kreditit dhe të infrastrukturës së bankave nga autoritetet lokale, të dyja ngadalësuar për shkak të fushatës së reduktimit të borxhit të Xi Jinping. Guvernatori i bankës qendrore ka siguruar që ai ende ka margjina të mëdha për veprim, por me borxhin e përgjithshëm prej mbi 250% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, rreziku është që të fryjë edhe më shumë një flluskë financiare që tashmë konsiderohet e paqëndrueshme.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...