Në Kinë janë raportuar rreth 4.515 raste të konfirmuara të pneumonisë të shkaktuara nga koronavirusi i llojit të ri, përfshirë 976 pacientë që janë në gjendje kritike
Numri i të vdekurve në Kinë nga shpërthimi koronavirusit të ri është rritur në 106, njoftuan autoritetet.
Rreth 4.515 raste të konfirmuara të pneumonisë të shkaktuara nga koronavirusi i llojit të ri, i njohur gjithashtu si 2019-nCoV, janë raportuar në 30 rajone të nivelit provincial deri në fund të së hënës, tha agjencia e lajmeve Xinhua, duke cituar Komisionin Kombëtar të Shëndetit.
Siç raportohet, 976 pacientë ngelin në gjendje kritike, ndërsa te 6.973 persona ekziston dyshimi se mund të jenë prekur nga virusi.
“Gjithsej, 60 njerëz janë liruar nga spitali pas shërimit”, tha agjencia.
Virusi, i cili fillimisht u shfaq në qytetin kinez Wuhan, është përhapur në 30 provinca në vend.
Dhjetëra raste janë raportuar edhe në Japoni, Korenë e Veriut, Korenë e Jugut, Tajlandë, SHBA, Singapor, Francë, Malajzi, Australi dhe Vietnam.
Autoritetet kineze të dielën njoftuan planet për të zgjatur pushimin me rastin e Vitit të Ri Lunar, i cili fillimisht ishte caktuar të përfundonte më 30 janar, si përpjekje për të zvogëluar tubimet masive dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.
Udhëtarët nga Kina po kontrollohen për virusin në aeroportet në mbarë botën, ndërsa shumë linja ajrore kanë pezulluar fluturimet për në Wuhan.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbajti një takim të enjten, ku shtyu vendimin për shpalljen e sëmundjes si emergjencë shëndetësore, duke thënë se ka nevojë për më shumë informacion në lidhje me virusin./AA
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...