Google ADS

Kinë, shërohen të gjiithë të prekurit nga COVID-19 në qytetin Wuhan

18:11 | 26 Prill 2020
Arbresh.info

Zëdhënësja e Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë në Kinë, Mi Feng deklaroi se në Wuhan janë liruar nga spitali të gjithë personat e prekur nga koronavirusi.

Të gjithë të prekurit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në qytetin Wuhan në Hubei të Kinës ku u shfaq epidemia janë shëruar dhe liruar nga spitali.

Sipas mediave vendase, zëdhënësja e Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë në Kinë (NCH), Mi Feng deklaroi se në Wuhan janë liruar nga spitali të gjithë personat e prekur nga koronavirusi.

Ajo tha se falë mjekëve dhe punonjësve të shëndetësisë që erdhën në Wuhan nga rajone të ndryshme të Kinës, në qytet nuk ka mbetur më asnjë person që trajtohet në spital për COVID-19.

Në një deklaratë sot nga NCH u bë e ditur se në 24 orët e fundit në vend nuk janë shënuar humbje të jetëve ndërsa janë regjistruar 11 raste të reja prej të cilave 5 me burim nga jashtë vendit

Në Kinë deri më sot numri rasteve ka arritur në 82.827 ndërsa numri i vdekjeve nga COVID-19 në 4.632./aa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme