Provinca Hubei, një nga epiqendrat e shpërthimit të Covid-19 në Kinë, ka rihapur shkollat ditën e sotme.
Por vetëm nxënësit e klasës 9 dhe 12 të cilët duhet të kryejnë provimet do të shkojnë në shkollë, transmeton arbresh.info.
Pjesa tjetër do të mbeten akoma në shtëpi, shkruan BBC.
Shumica e nxënësve të klasës 12 në pjesë të tjera të Kinës tashmë janë rikthyer në shkollë pasi duhet të japin provimin pranues për në universitet.
Të gjithë nxënësit në Hubei duhet të kryejnë një test për Covid-19 para se të kthehen në shkollë dhe do të ketë masa për të siguruar distancimin social, raportojnë mediat shtetërore kineze.
Deri më tani në Kinë janë shënuar 4,633 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 82,833 të infektuar./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...