Kina po i bën thirrje Francës t’i mbrojë qytetarët e saj në Paris, pasi vrasja e një kinezi, baba i katër fëmijëve, shkaktoi protesta të dhunshme.
Ministria e jashtme e Kinës tha se ka bërë ankesë zyrtare lidhur me ngjarjet dhe i bëri thirrje Francës “të garantojë sigurinë, të drejtat ligjore dhe interesat e shtetasve kinezë në Francë”. Ajo tha se qytetari kinez ishte vrarë nga një polic.
Por authoritetet franceze thanë se polici e kishte vrarë shtetasin kinez ngaqë sipas tyre, viktima kishte plagosur një oficer me thikë.
Authoritetet thanë se të hënën u arrestuan 35 persona, pasi demonstrues aziatikë ishin mbledhur dje jashtë një stacioni policie në Parisin verilindor. Protesta u zhvillua e dhunshme, protestuesit hodhën predha dhe u vunë zjarrin makinave gjatë përleshjeve me policinë, që vazhduan për disa orë.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë