Që nga fillimi i pandemisë në Kinë nga COVID-19 kanë vdekur 4.634 persona, 82.971 janë prekur ndërsa 78.258 të tjerë janë shëruar.
Në Kinë ku është shfaqur koronavirusi i ri (COVID-19), në 24 orët e fundit nuk janë shënuar vdekje dhe raste nga virusi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Kombëtar Shëndetësor i Kinës njoftoi se në 24 orët e fundit në vend nuk është regjistruar asnjë rast dhe asnjë vdekje e re.
Më tej thuhet se 376 persona mbahen në karantinë me dyshimin se mund të jenë bartës të virusit ndërsa 3 persona janë shëruar dhe 79 të prekur vazhdojnë trajtimin.
Që nga fillimi i pandemisë në Kinë nga COVID-19 kanë vdekur 4.634 persona, 82.971 janë prekur ndërsa 78.258 të tjerë janë shëruar.
– Në Korenë e Jugut, 23 raste të reja brenda një dite
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Koresë bëri të ditur se në vend janë regjistruar 23 raste të reja me COVID-19 brenda një dite, 13 prej të cilave në qytetin Gyeonggi.
Në Korenë e Jugut është vendosur mbyllja e 2.629 ambienteve të argëtimit për të cilat mendohet se një pjesë e konsiderueshme e rasteve kanë lidhje me klubet e natës në Seul i cili është bërë qendër e vëmendjes së pandemisë kohët e fundit.
Gjithsej, vendi ka konfirmuar 11.165 raste dhe 266 të vdekur si pasojë e virusit COVID-19.
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...