Komisioni Kombëtar i Shëndetit njoftoi se në të gjithë Kinën, mbi 1.800 persona të infektuar nga virusi u lëshuan nga spitalet pas shërimit të tyre të plotë
Autoritetet shëndetësore të Kinës kanë bërë të ditur se numri i pacientëve të infektuar me koronavirusin e ri ka filluar të ulet, pasi shumë pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar në shtëpi/
Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, Komisioni Kombëtar i Shëndetit njoftoi se në të gjithë Kinën, mbi 1.800 persona të infektuar nga virusi u lëshuan nga spitalet pas shërimit të tyre të plotë.
Koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, sipas të dhënave të fundit deri më tani në Kinë ka marrë jetën e 2.005 personave. Katër vdekje po ashtu janë regjistruar jashtë Kinës, gjegjësisht në Filipine, Japoni, Tajvan dhe Francë.
Thuhet se koronavirusi i ri është transmetuar tek njerëzit nga kafshët, veçanërisht nga lakuriqët.
Rreth 74.118 persona janë prekur nga kjo sëmundje, prej të cilëve mbi 11 mijë thuhet se janë në gjendje kritike.
Për të luftuar përhapjen e sëmundjes, e cila është përhapur në të paktën 25 vende të tjera, Pekini vendosi të shpërndajë personelin ushtarak në qytetin Wuhan, si dhe në kryeqytet për të ndihmuar me ndihmë mjekësore.
Shumë vende, përfshirë Turqinë, evakuuan qytetarët e tyre nga kontinenti, duke i vendosur ata nën një kujdes mjekësor të izoluar dy-javor.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli shpërthmin e koronavirusit të ri një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.
– Anija e lundrimit në Japoni përfundon karantinën
Ndërkohë në Japoni, 3.700 persona në anijen e lundrimit “Princess Diamond”, e cila u godit nga virusi, filluan të lirohen nga karantina 14-ditore.
Ministria e Shëndetësisë e Japonisë tha se nuk ka nevojë që pasagjerët të qëndrojnë edhe më tej në izolim. Pasagjerët ishin nga 56 vende të ndryshme, përfshirë tre nga Maqedonia e Veriut, njëri prej të cilëve u konfirmua si i infektuar me koronavirus.
Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo me qendër në Tokio, grupi i parë prej rreth 500 personash të testuar negativisht me koronavirus po zbarkojnë nga anija, proces i cili mund të zgjasë deri në tre ditë.
Megjithatë, ata që u testuan negativ, por ishin në kabina me njerëz të testuar pozitivisht, do të duhet të qëndrojnë në bord për karantinë shtesë.
Anija e lundrimit u vendos në karantinë në provincën japoneze Yokohama, në jug të kryeqytetit japonez.
– Infeksionet me koronavirus shënojnë rritje në Korenë e Jugut
Autoritetet në Korenë e Jugut thanë se numri i personave të infektuar nga koronavirusi është rritur në 46, me 15 raste të reja të raportuara.
Zyrtarët e shëndetësisë besojnë se një pacient i infektuar 61-vjeçar transmetoi koronavirusin në të paktën 11 persona të tjerë./AA
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...